Federata Suedeze e futbollit ka vendosur të përjashtojë nga aktivitetet futbollistike ish-futbollistin e Vllaznisë, Alban Jusufi.

38 vjeçari lindur në Suedi, së bashku me ish-futbollistin e Manchester Cityt,Dikson Etuhu akuzohen për fiksim të rezultateve të ndeshjeve.

Media prestigjioze europiane “The Guardian” raporton se 38-vjeçari Jusufi së bashku me nigerianin Etuhu kanë tentuar në vitin 2017 t’i japin ryshfet prej 184 mijë eurosh portierit të AIK-ut Kiriako Stamatopulos.

Kjo për të ndikuar qëllimisht në rezultatin e takimit mes Gotenborgut dhe AIK-ut përpara 3 vitesh, por kanadezi refuzoi.

Jusufi ka luajtur me Vllazninë në vitet 2007-2009 duke luajtur në 8 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Me këtë veprim Alban Jusufi rrezikon pesë vjet burg sipas ligjeve të shtetit nordik.