Andi Matraxhiu ka ironizuar deklaratën e Dritan Shakohoxhës, teksa ky i fundit pyeti Safet Gjicin nëse do të paguante një trajner që kishte 10 muaj pa punë.

Në fakt ky ishte një sulm i drejtpërdrejtë për trajnerin tonë të Kombëtares, Edi Reja që prej Coronavirusit është detyruar të qëndrojë i izoluar në Itali.

Për këtë Matraxhiu vë me “shpatulla pas muri” Shakon duke i thënë publikisht se ka sulmuar tifozët kuqezi për të mbrojtur interesat e tij.

“Sulmon trajnerin e Kombëtares, ai që i është vënë kundër tifozëve kuqezi për të mbrojtur interesat e tij”, shkruan Matraxhiu.

Marrëdhënia e gazetarit sportiv me FSHF-në nuk është më si më përpara, pasi në shumë raste Shakohoxha ka sulmuar presidentin Duka, diçka që nuk ndodhte dikur. “Tani që s’i bie dot derës, troket si i dëshpëruar në pragun e saj”, përfundon menaxheri i njohur./newsport/