Xhudistë e “Albania Judo Kodokan” kanë marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar moshash të zhvilluar së fundmi në Sofje të Bullgarisë. Kemi të bëjmë me një turne shumë të njohur dhe të përvitshëm që zhvillohet atje dhe në edicionin e sivjetëm morën pjesë plot 800 sportistë nga 70 klube të shteteve të ndryshme.

Mes tyre, ka marrë pjesë edhe ekipi shqiptar i përbërë nga dy sportistet Krista Kovaçi dhe Kasandra Kovaçi.

luigj

Të shoqëruara nga trajnerët Aurora dhe Luigj Shkoza, ato kanë arritur të bëjnë një paraqitje shumë të mirë ku spikat sidomos Krista Kovaçi që ka sfiduar të gjitha kundërshtaret e saj duke merituar vendin e parë dhe medaljen e artë në peshën e vet, në grupmoshën ku ka konkurruar. Pjesmarrësja tjetër nga Shkodra, Kasandra Kovaçi ka zënë vendin e tretë dhe ka merituar medaljen e bronztë të këtij turneu të rëndësishëm.

© shkodrasport.com