Humbja e sotme 0-4 ndaj Kukesit i ka kushtuar pankinen trajnerit Blendi Shkembi. Presidenti i Teutes Edmond Hasanbelliu nuk ka duruar me dhe duke pare skuadren e tij qe leshon terren dhe tashme ndodhet me 22 pike vetem ne vendin e shtate te renditjes, ai ka vendosur te nderprese bashkepunimin me kete trajner.

Por nga ana tjeter, kuptohet qe menjehere ka nisur kontaktet me trajneret qe mund te zene vendin e Shkembit. Nga sa mesohet, kandidatura kryesore per postin e trajnerit te ri te Teutes eshte ajo e shkodranit Edi Martini.

Ky i fundit edhe me perpara ka patur oferta nga Hasanbelliu per te marre kete detyre por e ka refuzuar. Ndoshta tashme ka ardhur momenti per t’i thene ‘po’ ofertes se presidentit durrsak.

Martini dhe Hasanbelliu kane qene sebashku edhe ne tribunen e “Loro Boriçit” dy jave me pare kur Teuta luante ndaj Vllaznise dhe po ate ndeshje u tha se ne rast humbje, Shkembi do largohej dhe vendin e tij do ta zinte trajneri shkodran.

Por ate ndeshje gjithçka u mbyll ne barazim dhe korçari shpetoi por sot jo. Kesisoj tashme duhet pritur per te pare nese Edi Martini do te jete “timonieri” i ardhshem i durrsakeve apo jo.
www.shkodrasport.com