Friday, April 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë formë ideale, Kallaku bën diferencën në Superiore

Në formë ideale, Kallaku bën diferencën në Superiore

Shkruar nga Endri ÇINARI

Sherif Kallaku po konfirmohet si një nga elementët më të rëndësishëm të Vllaznisë në këtë sezon, duke përmbushur plotësisht pritshmëritë që e shoqëruan në momentin e afrimit. Fantazisti 28-vjeçar ka marrë gradualisht rolin që i takon një numri “10”, duke u kthyer në një pikë referimi për lojën e skuadrës shkodrane.

Me paraqitjet e tij të qëndrueshme, Kallaku është shndërruar në një lider brenda dhe jashtë fushës. Ai ka marrë përgjegjësi në ndërtimin e aksioneve, ka dhënë ritmin e lojës dhe ka qenë vendimtar në momente kyçe të ndeshjeve. Kontributi i tij nuk matet vetëm me gola apo asistime, por edhe me ndikimin që ka në organizimin e skuadrës.

Mungesa e tij në disa takime gjatë sezonit është ndjerë dukshëm, pasi loja e Vllaznisë ka humbur qartësi dhe efikasitet në fazën sulmuese. Kjo ka treguar qartë peshën që ka futbollisti nga Fushë-Kruja në formacionin titullar dhe rëndësinë e tij në ekuilibrat e ekipit.

Në një moment kur kampionati po hyn në fazën më vendimtare, prania e lojtarëve me cilësi si Kallaku bëhet edhe më e rëndësishme. Përvoja dhe aftësia e tij për të menaxhuar ritmin e lojës janë elementë që mund të bëjnë diferencën në objektivat e Vllaznisë.
Me nivelin që ka shfaqur deri tani, 28-vjeçari mbetet një nga garancitë kryesore për skuadrën e drejtuar nga Martini, në përpjekjen për të arritur rezultatet e synuara deri në fund të sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments