Ndonese ka per te luajtur edhe nje ndeshje tjeter, Vllaznia e volejbollit te meshkujve eshte kualifikuar per ne turin final te Kupes se Shqiperise.

Ajo ka arritur pasditen e sotme edhe fitoren e dyte ne ndeshjet ne grup dhe ndonese ka per te luajtur edhe nje ndeshje te trete, ajo e sheh veten tashme ne mes kater ekipeve me te mira qe do te vazhdojne rrugetimin e tyre per fitimin e ketij trofeu.

Vllaznia eshte ndeshur sot ne Tirane ndaj Farka Volej dhe ka fituar me rezultatin 3-1 por duhet thene se ka qene nje ndeshje me shume rivalitet.

Vetem seti i pare eshte fituar me lehtesi nga ekipi shkodran me shifrat 25-18 sepse me pas ne fushe ka patur nje lufte te forte sportive.

Farka fitoi setin e dyte 27-25 duke barazuar numrin e tyre por nderkohe Vllaznia rikthehet ne avantazh duke e fituar te tretin 28-26.

Edhe i katerti do te jete i tille madje ne nje moment eshte Farka qe udheheq 27-26 por ne fund Vllaznia permbys shifrat dhe fiton 29-27 duke fituar edhe krejt ndeshjen 3-1.

Ne kete menyre pas fitores ne ndeshjen e pare ndaj Partizanit, Vllaznia fiton edhe ndaj Farkes nderkohe qe te treten dhe te fundit do ta luaje ndaj Tiranes. Ne loje eshte lufta per vendin e pare ne grup dhe per kete arsye edhe ndaj bardhebluve do te synohet fitorja.
www.shkodrasport.com