Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion” teksa është duke folur për situatën në Shqipëri për shkakun e Koronavirusit. Këtu po flitet më në veçanti për masat lehtësuese që priten të ndërrmeren në vendin tonë, duke u shoqëruar edhe me penalizime shumë më të ashpra.

Kështu kryeministri i Shqipërisë ka treguar se me miratimin e këtyre ligjeve të reja nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për të ndëshkuar më rëndë të pabindurit, atëherë do të nisen lehtësimet për bizneset. Ato janë të përfshira në tre shtresa të ndryshme sipas rrezikshmërisë, ndërsa futbolli përfshihet tek e fundit. Pra koha e kthimit të aktivitetit sportiv nuk do të jetë shumë e afërt.

“Atëherë ne kemi punuar për një plan të veçantë sa i përket lehtësimet të bizneseve dhe masave që kemi ndërrmarë. Këtu do të futen në fuqi sapo të miratohen edhe masat e reja dhe ligjet nga presidenti Meta. Me shumë mundësi java e ardhshme do të jetë përgatitore për ata që do të hapen të parët, bizneset me rrezikshmëri të ulët. Më pas do të hapen aktivitetet e biznesit me rrezikshmëri të mesëm dhe me rrezikshmëri të lartë. Te kjo e fundit futen edhe aktivitetet sportive dhe ato ç’lodhëse.

Sa i përket afatit se kur mund të hapen këto bizneset me rrezikshmëri të madhe, mund të them se nuk dua që të tregohem optimist këtu, megjithëse e di që njerëzit preferojnë të dëgjojnë këto kohë një gënjeshtër të bukur më shumë sesa një të vërtetë të hidhur. Ne do ta bëjmë si Austria dhe jemi vetëm 10 ditë larg tyre.

Me njërën dorë jemi te frenat dhe sapo numrat të përkeqësohen gjatë hapjes, atëherë do i tërheqim. Mos shikoni shumë vendet e tjera, ne jemi një skuadër si e jona që është modeste. Jo të thoni që jo po hajde ta bëjmë si Barcelona tani, hajde ta bëjmë si Bajerni i Mynihut”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/