Pasojat ekonomike që pritet të shkaktojë pandemia Covid-19 pritet të lërë pasoja në merkaton e shumë klubeve, por Barcelona ka bërë gati një listë të gjatë me lojtarë që do t’i nxjerrë në shitje, për të sponsorizuar blerjet e reja.

Kështu në krye të listës është braziliani Coutinho, që do të rikthehet nga huazimi një vjeçar te Bayern Mynih dhe pritet të transferohet sërish në Premier League, ku e ndjekin nga afër Chelsea e Manchester United.

Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoinne Griezmann, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak dhe bashkëpunimi me Lionel Messin në fushë ka enë në kufijtë e inekzistencës.

Më pas lista vijon më emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitiç, Todibo, Umtiti, Semedo e Braithwaite, ndërsa planet e drejtuesve “blaugrana” janë që të arkëtojnë rreth 250-300 milionë euro nga këto shitje, të cilat do t’i investojnë për të afruar 3-4 emra me peshë për sezonin e ardhshëm.

Sa u përket afrimeve, në krye të listës është braziliani Neymar, i ndjekur nga argjentinasi i Interit Lautaro Martinez, ndërsa do të provohet edhe një afrim I bujshëm në mbrojtje për të përforcuar këtë repart.