Partizani u blindua në merkaton e janarit, por sidomos spikatin afrimet e shumta në mesfushë, madje edhe me lojtarë cilësorë dhe me kualitete, nga tregu vendas dhe i huaj. Ra në sy edhe afrimi që iu bë në skuadrën e kuqe të Edon Hasanit, shkodranit që edhe pse është në rikuperim e sipër pas dëmtimit dhe ndërhyrjes që ka bërë, duket se është një forcë më shumë për Partizanin dhe trajnerin Ilir Daja.

Pak kohë e ndajnë mesfushorin shkodran nga rikuperimi dhe duke pasur parasysh që të kuqtë janë në luftë për të fituar Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion, pas pak javësh kur Edon Hasani do të jetë gati, do t’i bëjë shumë punë edhe trajnerit Ilir Daja.

Nisur edhe nga synimet e të kuqve, Hasnai mund ta nisë për të rimarrë minuta me skuadrën B dhe në ndeshjet e Kupës, ndërsa me eksperiencën që ka dhe bagazhin e lartë teknik që disponon si futbollist është me të vërtetë një lojtar luksi në stolin e “demave të kuq” aktualisht…

Aty ju në ndehsjen me Kastriotin u panë shumë emra të njohur lojtarësh…që u futën në fushë në sfidën me krutanët në Kamzë dhe ndryshuan ndeshjen…
/vipsport/