Vllaznia do te perballet te dielen me Skenderbeun dhe stafi i ekipit shkodran gjate gjithe ketyre diteve ka punuar per te zevendesuar pese lojtaret qe do te mungojne per kete sfide.

Trajneri Brdariç po shikon te gjithe opsionet e mundshme dhe nese per pozicionet e tjera mund te kete edhe dilema per zevendesuesit, per krahun e majte te mbrojtjes duket se e ka vendosur se kush do te luaje.

Ai eshte Nertil Hoxhaj. Lojtari qe ende nuk ka debutuar ne kampionat me kuqeblute, do te kete shansin te tregoje ne Korçe se jo me kot eshte pjese e Vllaznise. Kuptohet qe shanset e tij per te zevendesuar Isaevskin kane qene te pakta nisur nga forma e mire qe ka treguar maqedonasi, megjithate tashme duhet te binde te gjithe.

Vllaznia pritet te luaje me kater ne mbrojtje dhe Hoxhaj do te jete ne krahun e majte. Mbrojtesi 23 vjeçar nga Fieri deri tani ka luajtur vetem ne ndeshjet e Kupes me Vllaznine, ndersa pas dy ditesh pritet te debutoje edhe ne ndeshjet e kampionatit.

Ndoshta aktivizimi i tij vjen ne nje moment delikat ngaqe do te ndryshoje thuajse gjysma e skuadres, megjithate Nertil Hoxhaj eshte i pergatitur per te bere me te miren ndaj Skenderbeut./SHKODRA-SPORT.COM/