Kampionati i 84-te kombetar i futbollit do te startoje pasditen e sotme. Muajve pa futboll i erdhi fundi dhe tashme duke nisur nga kjo pasdite, te 10 skuadrat e Superliges do jene ne fushe çdo jave duke filluar nga perballja mes Kukesit e Tiranes.

Nderkohe mesohet se gjyqtari i FIFA-s, Enea Jorgji, rikthehet sot në stadiumin e Kukësit, teksa do të gjykojë kryendeshjen kundër Tiranës në orën 17:00.

“Panorama Sport” mëson se FSHF-ja ka përzgjedhur 38-vjeçarin për ndeshjen e parë të këtij kampionati, ndërsa si asistentë të tij do të jenë Ani Koçiaj i kolegjiumit të Tiranës dhe Emigres Ganxhi nga Elbasani.

Për herë të fundit Jorgji ka gjykuar në turin e tretë të Ligës së Europës ndeshjen mes Malmos dhe Dudelanzhit, që u luajt më 4 gusht.