Kane mbetur edhe 9 dite deri tek ndeshja e pare e turit te pare te “Conference League” ne mes Shiroki Brijeg e Vllaznise dhe UEFA ka caktuar edhe arbitrat qe do ta drejtojne ate.

Ne stadiumin “Pecara” do te vendose drejtesi nje arbiter rus, pikerisht Aleksei Matyunin. Edhe ndihmesit e tij, Valeri Danchenko dhe Dmitri Mosyakin e po ashtu edhe i katerti Evgeniy Kukulyak, jane po nga Rusia.

Kryesori Matyunin ne fakt nuk eshte i panjohur per ndonje prej futbollisteve aktuale te Vllaznise sepse tre vjet me pare i ka drejtuar ne ndeshjen e “UEFA Youth League” ndaj Astanes ne Kazakistan, ndeshje qe u pat fituar nga vendasit me rezultatin 3-1.

Pjese e Vllaznise aktuale nga ekipi i 19 vjeçareve te para tre viteve eshte portieri Kristi Qarri, mbrojtesi Egzon Shimaj dhe mesfushori Uheid Hoxha./SHKODRA-SPORT.COM/