Kategoria Superiore e futbollit mbyll sot javën e 10-të me dy duele. Në 13:45 në Laç dhe Elbasan do zhvillohen dy sfida, që luhen në fushë neutrale. Kukësi pret Egnatian, ndërsa Dinamo luan me Kastriotin.
Sektori i Arbitrimit në FSHF ka caktuar edhe gjyqtarët që do vendosin drejtësi në këto duele. Në Laç (Kukësi – Egnatia) kryesor do jetë Indrit Myrtja, ndërsa në VAR Eldorjan Hamiti.
Sfida e Elbasanit (Dinamo – Kastrioti) i është besuar Kridens Metës, teksa Enea Jorgji në VAR.
Kukësi – Egnatia / arbitron Indrit Myrtja
Dinamo – Kastrioti / arbitron Kridens Meta