Arritja e marrëveshjes mes Bashkisë Shkodër dhe biznesmenit Alban Xhaferi, ku ky i fundit do të sponsorizojë te Klubi i Futbollit Vllaznia, ka gëzuar të gjithë tifozët shkodranë.

Ato e prisnin prej disa javësh afrimin e Xhaferit te kuqeblutë. Për këtë marreveshje, ka folur edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, njëkohësisht presidenten e Vllaznisë, Voltana Ademi.

Keni arritur një marrëveshje me Xhaferin për Vllazninë. Sa e ndihmon skuadrën një veprim i tillë në këto momente delìkate?

Vllaznia është prej mëse 100 vitesh tashmë, emblemë e Shkodrës, shkodrane e qindra mijë shqiptarëve kudo ku jetojnë. Në historinë mbi një shekullore, ngjyrat kuqeblu na kanë bërë krenarë me shumë trofe.

Vllaznia ka shēnjuar historinë e futbollit shqiptar. Kjo parantezë e shkurtër, për të rikthyer atë që ne e dimë, e kemi përsëritur përgjatë një viti aktiviteteve për 100- vjetorin e Vllaznisë: Është një aset shpirtēror, që nuk ka çmim, për të gjithë shqiptarët e veçanërisht, për ne shkodranët.

Në këtë kuptim, afrimi i çdo individi, i çdo biznesmeni, kompanie, është i mirëpritur si një vlerë e shtuar. Edhe në këto momente, ne e konsiderojmë dhe jemi të bindur se do të ketë vetëm impakt pozitiv. Aq më shumë, kur ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I FUJIFILM dhe disa markave te famshme japoneze dhe me gjere, do të bëhet pjesë e mbështetjes fìnanciare dhe teknike të skuadrës së madhe kuqeblu që ditën e sotme.

Cili do të jetë roli i Xhaferit?

Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për partneritet, bashkëpunim, sponsorìzim e mbështetje për Vllazninë nga çdo i interesuar. Sepse Vllaznia është e të gjithëve. Me këtë parim, diskutuam dhe ramë dakort të firmosnim bashkëpunimin e mundshem lìgjor, në interesin më të mirë të Klubit, Shkodrës e shkodranëve.

Administratori i ”ALBAPHOTO” shpk , z. Xhaferi paraqiti një propozim konkret për sponsorizim, partneritet dhe mbeshtetje te sherbimeve e materializuar me marrëveshjen. Për ta përmbledhur, grupi partner ALBAPHOTO” shpk dhe Shoqata e Baskebollit “Vllaznia”, e drejtuar nga Z. Xhaferri bashkon forcat me Bashkinë Shkodër dhe Klubin e Futbollit “Vllaznia”, që të gjithë bashkë ta ngrejmē Vllazninë e futbollit sa më shpejt, aty ku e meriton të jetë.

Marrëveshja i përcakton qartë modalitetet e partneritetit e bashkëpunimit, i cili materializohet në ndihmë fìnanciare konkrete, asistencë, marketing dhe promocion për pērfitim të drejtpërdrejtë të Klubit të futbollit për arritjen e objektivave të mundshëm, dhe që pasqyrohen në zërin sponsorìzime në llogaritë kontabel e financiare sipas lìgjit.

Ishte e vështirë arritja e marrëveshjes?

Si çdo dokument tjetër, serioz dhe me objektiva të qarta e të mirëpërcaktuara, ka nevojë të diskutohet mes palëve. Gjërat thjeshtohen shumë, kur ka vullnet të mirë për t’i shërbyer ringritjes së shpejtë të Vllaznisë, kur ka një vullnet për përcaktimin e një strategjie të qartë teknike, e financuar me transparencë dhe sipas ligjit.

Në këtë kuptim, nuk mund të them se ishte marrëveshje e vēshtirë për tu arritur. Natyrisht, pjesa më e rëndësishme, është ajo lìgjore, baza mbi të cilën ajo mbështetet. Kjo ka qenë në fokusin e studiove dhe ekspertëve lìgjorë, që i kanë vënë edhe “vùlën” kësaj marrëveshje.

Tifozët kërkojnë privatìzimin e skuadrës. Do vazhdoni me proçėdurat për privatizimin apo do të mjaftoheni me marrëveshje të tilla “donatorësh”?

Ka qenë dhe mbetet synimi im që “Vllaznia” të futet në procesin e prìvatizimit, nën shembullin e klubeve më të suksesshme në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Siç besoj iu kujtohet, një kompani e kontraktuar nga Bashkia Shkodër, para rreth 2 viteve ka bërë një vlerësim të aksioneve të KF Vllaznia sh.a.

Materiali u kalua në Këshillin Bashkiak. Prìvatizimi është një proces që kërkon kohën e vet. Por ka një fillim, një start. Do të vijojmë me prezantimin e projektvendimit për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli Bashkiak.

Ai duhet të miratojë fillimin e procesit, duke përcaktuar edhe numrin e aksìoneve (në përqindje) që do të nxjerrë në shìtje nga KF Vllaznia sh.a. Më pas, janë procedurat e tjera të konkurimit publik përmes konkurėncës që respektohet në rastin e shìtjes se aksìoneve, sipas vendimeve dhe procesit përkatës të vendosur nga Kēshilli i Mìnistrave. /Nga Denis BAJRAKTARI/