Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i frikës mes Partizanit dhe Tiranës. Festë në frymën e fundit për bardheblutë e Emanuel Egbosë të cilët ishin duke u mposhtur me rezultatin 1-0 deri në minutën 90+2, kur talenti Ernest Muçi barazoi shifrat.

Një barazim si fitore për bardheblutë por qe ne fakt kishin deshiruar fitoren. Partizani zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u futi drithërimat bardhebluve me golin e Melos, por Tirana ia doli të shënonte një gol në minutën e dytë shtesë me Muçin, që mund të jetë edhe goli i titullit.

Barazimi për të kuqtë nuk vlen edhe aq shumë, ndërkohë për Tiranën, për mënyrën se si erdhi, mund të konsiderohet edhe si fitore!

FT: PARTIZANI – TIRANA 1-1

Melo 76′ / Muçi 90+2