Vllaznia sot ndodhet në vendin e nëntë në renditje. Shumëkush është lëshuar në sulm për të kritikuar. Me rradhë, që nga drejtuesit e klubit, trajnerët por edhe futbollistët. Padyshim që një situatë e tillë është delikate dhe në këtë moment ka edhe nga ato që bëjnë thirrje për qetësi dhe mbështetje. E veçanta e kësaj rradhe ka të bëjë me atë se një thirrje të tillë nuk e ka bërë një shkodran por një… beratas.
Bëhet fjalë për ish- futbollistin e Vllaznisë Polizoi Arbri. Ndonëse ka luajtur vetëm një vit në Shkodër, ai duket se ende ka nostalgji për këtë skuadër dhe për ngjyrat kuqeblu. Prandaj dhe me anë të nja statusi në rrjetin social facebook u bën thirrje të gjithëve për mbështetje. Ja statusi i tij i plotë: “Personalisht kam një kërkesë nga tifozat e Vllaznisë, nga specialistët, nga mediat që në këto momente të vështira që po kalon, t’i gjendet pranë ekipit, stafit. Këta djem e ndjejnë më shumë se kushdo tjetër këtë presionin e rezultateve. Nuk është momenti t’i kritikoni, por t’i mbështesni dhe të keni besim. Unë besoj se ky ngërç do kalojë”.
© shkodrasport.com