Pas 6 vitesh shkëputje nga boksi, ai rikthehet sërish në ring. Një rikthim në mënyrën më të mirë të mundshme, si triumfues.

Në të parën ndeshje të tij në boksin profesionist, ia ka dalë të fitojë ndaj një kundërshtari me shumë përvojë.

Bëhet fjalë për boksierin shkodran Marsel Sermi. I larguar para shumë vitesh nga Shkodra kur ishte kampion i Shqipëërisë me Vllazninë, ai u vendos në Francë.

Aty ku filloi të merrej me boks sërish por për një periudhë të shkurtër. Për probleme të ndryshme u shkëput megjithatë ka dy vite që është rikthyer në palestrën e stërvitjes.

Në fillim sa për të kapur formën por në muajt e fundit, kuptoi se mund të jepte shumë në këtë sport.

Ai ende nuk i ka mbushur 26 vjeç dhe padyshim që mundësitë për të ecur përpara i ka. Sot ka zhvilluar të parën ndeshje të tij në boksin profesionist.

Përballë ka patur një boksier me shumë përvojë, 30 vjeç dhe me 40 ndeshje në profesionizëm, nga të cilat 25 fitore dhe 15 humbjesh.

Marseli ka zhvilluar një ndeshje të klasit të lartë, ka treguar shpejtësi, fuqi, eksploziv dhe një mjeshtëri të madhe në teknike.

Për të gjitha këto ka arritur të fitojë ndaj këtij kundërshtari. Një karrierë e nisur në mënyrën e duhur dhe patjetër që në të ardhmen do të presim të tjera fitore në boksin profesionist nga ky shkodran.
© shkodrasport.com