Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë futbollist i Vllaznisë zgjidhet në formacionin më të mirë të javës...

Një futbollist i Vllaznisë zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së 17-të

Futbollisti i Vllaznisë Lirim Kastrati është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 17-të të “Abissnet Superiore”. Ai është pjesë e 11-shes së dalë nga mendimet e trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave, sepse është vlerësuar për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Tiranës.

Pavarësisht rezultatit zhgënjyes për kuqeblutë (1-1), ai është vlerësuar për lojën e tij në krahun e djathtë teksa jo vetëm fitoi 11-metërshin që solli golin e barazimit për kuqeblutë, por njëkohësisht ishte një shqetësim i vazhdueshëm për kundërshtarin. Përpos tij, pjesë e formacionit të javës ishin edhe 10 lojtarë të tjerë.

Në portë është zgjedhur gardiani i Tiranës, Angjelo Tafas. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Camara Aboubacar (Bylis).

Para repartit të prapavijës janë pozicionuar Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ermal Meta (Tirana). Muço Boçi i Teutës, Dejvi Bregu i Dinamo City dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë mbështesin në sulm futbollistin e Bylisit, Ibrahim Mustapha. Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments