Liria e Prizrenit ia ka dale sot qe nga kategoria e pare te fitoje te drejten per t’u ngjitur ne Superligen e Kosoves per sezonin e ardhshem. Ndryshe nga Shqiperia ku Korabi nuk ia doli ndaj Erzenit ne ndeshjen e play-off, ne Kosove ka ndodhur tjeter gje.

Takimi ne mes Ferizajt te Superliges dhe Lirise se Prizrenit te ardhur nga kategoria e pare eshte luajtur ne stadiumin e Podujeves dhe koha e rregullt por edhe 30 minutat e shteses nuk prodhuan gol dhe si rrjedhoje dy ekipet i jane drejtuar pikes se bardhe.

Prej saj, me te sakte jane treguar futbollistet prizrenas te cilet kane triumfuar dhe ne kete menyre kane siguruar te drejten per te luajtur sezonin e ardhsem ne Superligen e Kosoves.

Duhet thene se pjese e ketij suksesi eshte edhe nje futbollist shkodran. Behet fjale per ish- mesfushorin e Vllaznise Klaudio Leka i cili dha kontributin e tij ne kete rikthim te Lirise ne eliten e futbollit kosovar.

Leka ka luajtur thuajse gjate gjithe sezonit si titullar ne mesfushen e prizrenasve ndersa sot eshte preferuar nga ana e trajnerit te futet ne fushe ne minuten e 90-te dhe ka luajtur ne shtese duke ndihmuar skuadren per kualifikimin. Nje sukses i tille me shume mundesi do te thote se shkodrani do te jete edhe sezonin e ardhshem pjese e Lirise se Prizrenit./SHKODRA-SPORT.COM/