Te dielen e kaluar kane qene kundershtar me njeri- tjetrin ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne fund, ai qe ka gezuar ka qene mbrojtesi i Vllaznise Mevlan Adili i cili ka triumfuar ndaj Besnik Feratit te Partizanit.
Dy futbollistet ne fjale qe jane shqiptare te Maqedonise se Veriut, duket se kane maredhenie shume te mira me njeri- tjetrin jashte fushes se lojes dhe ne momente te caktuara, i sheh duke qendruar bashke.
Keshtu ka ndodhur edhe ditet e fundit kur pas nderprerjes se kampionatit ne Shqiperi, kane marre rrugen drejt vendit te tyre per te qendruar prane familjeve ne keto momente te veshtira qe po kalon e gjithe Europa dhe jo me gjere.
Por ne fakt, duket se Adili e Ferati kane gjetur kohe edhe per te dale dhe kete e tregon kjo foto e bere sebashku. Ne fakt ka qene nje i aferm i futbollistit te Partizanit qe e ka publikuar kete foto ku shkruante: “Me dy futbollistat tane qe na bajne krenar si shkupjan”.
Adili ndodhet ne Shkup atje ku jane edhe trajneri Jonuz dhe futbollistet e tjere te Vllaznise, Gligorov, Hristov e Efremov, ne pritje te hapjes se kufinjve dhe bashkimit me skuadren per te vijuar normalisht stervitjen.
www.shkodrasport.com