Armando Broja është një nga talentet më të mëdha të vendit tonë dhe të Çelsit padyshim. Sulmuesi ka treguar aftësi shumë të mira dhe së fundmi në ndeshjen me Everton u bë lojtari i parë shqiptar që luan në një ndeshje zyrtare me Çelsin.

Gjithsesi, ai nuk regjistroi një rekord vetëm për vendin tonë, por ishte aktor i një rekordi për skuadrën e Çelsit.

Me futjen e tij në lojë, duke zëvendësuar Zhiru në minutat e fundit të ndeshjes, Broja u bë lojtari i 750 në histori që luan për ekipin e Çelsit.

Në listën e debutuesve jubilarë janë edhe emra si Zuma dhe Bosingua, që kanë lënë gjurmë të thella te Çelsi dhe shpresojmë që edhe Broja të ketë fatin e tyre.

Sulmuesi është edhe pjesë e kombëtareve të të rinjve të Shqipërisë dhe së shpejti do të ketë mundësinë të debutojë në ekipin e parë. /vipsport/