Skuadrat e Superiores tashmë janë në “ajër” për shkak se po përhapet edhe në Shqipëri “COVID-19”. Në fakt nga masat paraprake shumë ekipe duke qenë se kampionati u pezullua vendosën që të lënë të lirë lojtarët e tyre.

Nuk ndodhi kështu me disa ekipe si: Partizani e Bylisi që vijuan stërvitjen sipas programit deri në ditën e shtunë, por sipas distancës së këshilruar…

Por, nuk dihet edhe për nesër dhe shumë skuadra janë në ajër. Teuta e Vllaznia apo dhe Bylisi kanë lajmëruar për stërvitje, por duke parë se disa nga akset më kryesore në vend janë të bllokuara, nuk dihet se çfarë do të bëhet me Skënderben e Luftëtarin apo dhe Tiranën.

Megjithate edhe ne Shkoder ka njefare paniku ne kete drejtim. Disa nga lojtaret e saj ndodhen ne Maqedoni, te tjere ne Tirane dhe kjo ka bere qe te mos kete shume garanci per vazhdimesine.

Situata tashmë është kaotike, gara është në kulmin e vet dhe ende nuk ka një vendim nga klubet…/vipsport/