Apolonia ka qenë dhe është një shkollë futbolli në Shqipëri, ndonëse në vitet e fundit fierakët kanë qenë mes elitës dhe Kategorisë së Parë. Apolonia vazhdimisht ka nxjerrë breza të talentuar që kanë luajtur edhe në nivel kombëtar, ashtu sikurse kanë spikatur edhe në skuadrat më të mira të vendit.
Papuçiu, Stefa, Majaci, Tegu, Kokuri, Tole, Haxhiaj, Bita për të vijuar më pas me Baren, Zeqon, Demirajn, Rukon, Yzeirin e Marinin apo dhe Hector Paçon.
Mes shumë të tjerëve spikati ballshioti Albert Stroni që nga Ballshi falë fizikut shkoi te Dinamo dhe u rikthye në Fier, ndërsa Majaci, Zeqo, Nuredini, Fejzullahu, Demiraj e ndonjë kanë bërë emër duke spikatur në shumë klube në elitë.
Apolonia ka nxjerrë edhe breza më vonë, por Odise Roshi, Keidi Bare apo dhe Berisha janë talentet më të fundit puro fierak, pa harruar edhe Sotën apo më të riun, sulmuesin Mario Gjata.
Veç Stronit në Spanjë nga Fier kanë shkuar edhe Keidi Bare e Elvi Berisha, por duket se drejtuesit e skuadrës së Leganesit kanë ndjekur edhe më të riun, 19-vjeçarin Mario Gjata.
Madje, në verë nuk është çudi që të bëjë edhe një provë në klubin spanjoll. Apolonia nuk ka si synim vetëm Superioren, por edhe që të mbushë arkat e klubit duke e pasur si prioritet akademinë vendase ku talent nuk kanë munguar asnjëherë…/vipsport/