Paula Jaku futbollistja e ‘Juban Danja’ dhe e ekipit Kombëtar femra, në një rrëfim special për televizionin “Rozafa’ të Shkodrës.

Mesfushorja ka theksuar se lajmin e përhapjes me shpejtësi të COVID-19, e ka marrë vesh nga Qipro. Aty ku futbollistja kuqezi, ishte në aktivitet zyrtar me Kombëtaren e femrave.

Si duken këto ditë?

‘Janë ditë të vështira. Për pjesën e koronavirusit që ka mbuluar botën. Mendoj se është një moment reflektimi por dhe pushimi për ne që kemi shumë ngarkesa gjithë ditën.

Ju pengon kjo situatë?

“Për mua është më mirë (qesh) pasi kam mundësi të bëj stervitje dy herë në ditë pasi ditë të tjera është më e vështirë ngaqe jam në universitet, kam mësime e impenjime të tjera.”

E trembur?

“Normal që më ka trembur. Unë isha në një aktivitet në Qipro me kombëtaren. Duke pasur familjen këtu në Shkodër por dhe për gjithë Shqipërinë duket e frikshme, por besoj se do ja dalim, me pak kujdes…“

Keni qënë në Itali së fundi?

“Jo. Për fat të mirë jo.”

Si ju duket të mbyllesh në shtëpi?

Kam fatin që jetoj në fshat. Kam ku të stërvitem, kalçeton e kam në oborr të shtëpisë por nuk më ka taku të qëndroj aq shumë mbyllur. Kam dëgju e lexu në rrjete që janë mërzit njerëzit brenda por un, jam duke e shijuar shumë“-ndër të tjera Paula Jaku (Video).