Hamdi Salihi. Nuk ka hyrje më të mirë sesa vetë emri që ka bërë histori në Shqipëri dhe përtej saj. Në Europë, por jo vetëm. Në Amerikë, kur nuk ishte as Bekam e Kaka dhe as nuk ishte përhapur moda e “milionave”.

Bomberi shkodran, i jashtëzakonshëm në zonën e rreptësisë, profesionist për 15 vite karrierë si shembull me çdo ekip. I jashtëzakonshëm me Kombëtaren.

Me këtë të fundit? Po, ka shumë histori apo ka marrë edhe nofkën “Gerd Myler”, 11 gola apo ngjarje. Ka realizuar 208 të tillë me klubet si profesionist në 15 vite karrierë, por si kuqezi mjaft të kujtoni ekzekutimin e skemës në Norvegji, atë që e kishte përgatitur ai që më vonë i la… keqardhjen më të madhe në karrierë.

Për mbyllje edhe roveshata e fundit në karrierë: “Kisha vendosur shumë kohë përpara që futbollin ta lija me këmbët e mia dhe jo duke u zvarritur, apo që të më detyrojë dikush të iki.

Prandaj, mendova se ky është momenti i duhur”, tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” Hamdi Salihi. Sot, shkodrani do të zbresë për herë të fundit në fushë me Viener Nojshtad në Ligën e dytë austriake.

Pse vendosët të lini futbollin?

Në karrierën time kam pasur fatin që të shikoj raste nga më të ndryshmet me lojtarë që kanë mbyllur aktivitetin sportiv.

Kisha vendosur shumë kohë përpara që futbollin ta lija me këmbët e mia dhe jo duke u zvarritur, apo që të më detyrojë dikush të iki. Prandaj, mendova se ky është momenti i duhur për të realizuar atë që kisha dëshiruar gjithmonë.

A keni ndonjë peng në karrierë?

Peng? Hmmm (mendohet…) Jo, të them të drejtën, nuk kam asnjë peng. Por, kam vetëm keqardhje që nuk isha pjesë e ekipit kombëtar në vitin 2016 në “Euro 2016”.

Fotot: Fatlum Kurtaj