Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLNjë lajm i shkëlqyer për Vllazninë. Rikthehen Shestani dhe Lekndreaj

Një lajm i shkëlqyer për Vllazninë. Rikthehen Shestani dhe Lekndreaj

Nga Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ka vetem largime, por edhe afrime. Dhe ajo qe eshte me kryesorja, kemi te bejme me afrime shume te rendesishme.

Behet fjale per dy basketbollistet e njohur shkodrane Robert Shestani dhe Daniel Lekndreaj. Te dy ata muajt e fundit kane luajtur ne Kosove, por ditet e fundit jane rikthyer serish tek Vllaznia.

Rikthimi i ketyre dy lojtareve qe jane edhe pjese e kombetares shqiptare, padyshim qe e ka forcuar shume tashme Vllaznine e cila do te synoje fitimin si te Kupes se Shqiperise ashtu edhe te titullit kampion.

Pak dite me pare u pat rikthyer edhe basketbollisti i ri Elian Memçaj i cili ishte pjese e Kamzes dhe me keto tre rikthime, padyshim qe tashme eshte me e forte.

Shestani, Lekndreaj dhe Memçaj kane qene sot ne fushe ne ndeshjen e kupes ndaj Elbasanit dhe jane shfaqur edhe protagoniste ne arritjen e fitores se pare ne kete kompeticion./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments