Ka disa vite qe luan futboll dhe padyshim qe tashme ai eshte bere nje pjese e rendesishme e jetes se tij. Arlindo Markaj eshte nje prej pjestareve te ekipit KF Murlani U17 i cili pak dite me pare u kurorezua si fitues i kupes “Ismet Hoxha”.

Luan si mesfushor qendre dhe dallohet per tekniken, por edhe per shpirtin e larte te gares qe e karakterizon. Kuptohet qe endrrat e tij ne futboll jane te medha dhe shpreson shume qe t’i realizoje.

Arlindo ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa me gazetaren Fabiola Caka ka folur per sakrificat e deritanishme, mbeshtetjen e familjes, stafit dhe shokeve te tij, por edhe per synimet e se ardhmes.

– Arlindo, si i keni pasur fillesat me sportin?

E kam nisur ëndrrën time që në moshë të vogël, që 7 vjeç. Kisha mbeshtetjen e familjes dhe veçoj babain i cili u bë shtysa ime më e madhe që ta filloja këtë eksperiencë.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Suksesi nuk është gjithmonë ai që të tjerët shohin. Do të duhet të sakrifikosh të gjithë kohën e lirë. Më mbetet shumë pak kohë për familjen dhe miqtë e mi. Nuk mund të qëndroj jashtë për shumë orë pasditeve, pasi të nesërmen pasdite duhet të paraqitem në stërvitje.

Sidoqoftë, asnjëherë nuk jam penduar për asnjë sakrificë dhe jam i fiksuar pas realizimit të ëndrrës sime për t’u bërë futbollist profesionist.

– Tashmë jeni pjesë e akademisë së KF Murlani. Sa i kënaqur jeni me paraqitjet tuaja personale?

Edhe me ekipin, mendoj se jam mirë. Jam shumë i kënaqur, por kërkoj gjithmonë e më tepër nga vetja. Duhet të punoj më shumë me veten, në mënyrë që të ngjis shkallët e mia të karrierës. Mendoj që sapo jam bërë pjesë e një bote që është totalisht ndryshe. Kam besimin e shokëve dhe të stafit drejtues të klubit dhe për këtë jam i lumtur.

-Po me rrezultatet e arritura?

Deri tani i kemi pasur të gjitha fitore dhe vetëm një humbje,gjë e cila vjen falë punës së palodhur së trajnerit dhe impenjimit të shokëve.

Viti parë që është krijuar “KF Murlani” arritëm të fitonim një kupë të rëndësishme. Objektivi për këtë vit është që të fitojmë edhe kampionatin. Ndërsa vitin që vjen të garojmë në kategorinë e parë. Jemi duke punuar fort çdo ditë në menyrë që të marrim më të mirën nga vetja jonë.

– Cili është momenti kyç që do të veçonit nga karriera juaj deri më tani?

Kam pasur shumë momente të bukura,por nder më të bukurit mund të veçoj fitoren e fundit që kishim për finalen e kupës ku kishte shumë emocione. Një kupë të cilën e fituam me plot merita. Ky triumf erdhi padiskutim falë punës së palodhur të stafit drejtues dhe motivimit që na japin çdo ndeshje.

– Kush është ëndrra jote më e madhe apo synimi që keni për të ardhmen?

Nëse do e përmblidhja me një fjalë, padyshim që synimi im për të ardhmen është dhe do të vazhdojë të jetë futbolli. Dua të përkushtohem maksimalisht në futboll dhe të eci sa më lart.
Intervistoi: Fabiola CAKA