Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë mbrojtës me eksperiencë për Dinamon, arrihet marrëveshja me 25 vjeçarin

Një mbrojtës me eksperiencë për Dinamon, arrihet marrëveshja me 25 vjeçarin

Dinamo vijon të jetë aktive në merkato. Kreyqytetasit kanë arritur marrëveshje me një mbrojtës nga Kameruni. Bëhet fjalë për Olivier Kingue, një 25 vjeçar me eksperiencë.

Kingue ka luajtur në Çeki për disa sezone me ekipin e Pribram, apo edhe për të rinjtë e Slavia Prague. Ai ka kontribuar në Belgjikë për gjigandët e Standardit të Liegit, ndërsa ka qënë pjesë edhe e Olhanenses në Portugali.

Afrimi i këtij mbrojtësi shihet si zgjidhja e duhur për “hallet” e prapavijës. Vlen të theksojmë se një nga repartet më problematike të dinamovitëve në pjesën e parë të sezonit ka qënë ai i mbrojtjes.

Me interes priten paraqitjet e tij nën urdhërat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Me ardhjen e ketij lojtari, natyrisht qe shtohet edhe konkurrenca ne repartin e prapavijes se bluve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments