Luajti rreth 75 minuta ne miqesoren e sotme dhe e beri serish si duhet detyren e tij. Sulmuesi 21 vjeçar Mehdi Çoba ka shenuar golin e pare per Vllaznine ne miqesoren e sotme ndaj Terbunit.

Ka qene minuta e 37-te kur ai ka marre nje top nga e djathta e sulmit shkodran, e ka ndalur si duhet, e ka nxjerre tek kemba e majte qe eshte e preferuara e tij dhe e ka derguar ne rrjete.

Ka bere ate qe di te beje me mire, ta dergoje topin ne rrjeten e portes kundershtare. Ky padyshim qe ishte edhe nje sinjal edhe per trajnerin Brdariç per t’i dhene me shume besim ne te ardhmen.

Edhe sot ne fakt, ka qene planifikuar te luante si titullar Aralica nga minuta e pare por nje shqetesim muskular i kroatit, beri qe ne fushe te ishte sulmuesi shkodran.

Çobes i skadon kontrata ne fund te sezonit dhe keto gjashte muaj do te jene vejdimtar per te ardhmen. Nese i jepet hapesira e duhur per te treguar vlerat e tij, kjo do te thote se shanset e tij per rinovim do te shtoheshin./SHKODRA-SPORT.COM/