Donald Mëllugja nuk do të jetë më pjesë e Egnatias në pjesën e dytë të sezonit. Sipas SuperSport, mesfushori dhe rrogozhinasit kanë vendosur të ndajnë rrugët pas një bashkëpunimi të nisur në verën e vitit 2022.

Në këtë sezon, 28-vjeçari u aktivizua në 17 ndeshje me fanellën e Egnatias duke regjistruar edhe dy asistë. Megjithatë, Mëllugja nuk do të qëndrojë gjatë pa skuadër teksa mesfushori pritet të kalojë në radhët e Erzenit.

Shijakasit po luftojnë për të qëndruar në Superiore dhe Mëllugja mund t’i japë një dorë më shumë, falë edhe eksperiencës së shumtë në futbollin shqiptar.

Nderkohe largimi i ketij futbollisti nga Egnatia, nuk do te thote se e ka dobesuar ate sepse rrogozhinasit kane nje perberje te plote, madje jane forcuar edhe me shume ne merkaton e janarit.