Nje MISS si Cindy Marina ka qene e pranishme ne seancen stervitore te Vllaznise. Volejbollistja dhe prezantuesja e njohur, ka bere nje xhirim me ekipin shkodran ne kuadrin e emisionit “E ardhmja eshte vajze” dhe ajo na shfaqet ne rolin e “trajneres”.
Ka qene vete klubi shkodran qe e ka publikuar nje gje te tille permes faqes zyrtare te tij ku shkruhet:
“Klubi i Futbollit Vllaznia është gjithmonë në mbështetje të grave dhe vajzave, e as kjo rradhë nuk bën përjashtim. Për një ditë, pjesë e stërvitjes së kuqebluve ishte dhe volejbollistja dhe prezantuesja shkodrane Cindy Marina.
Cindy ishte në rolin e “trajneres”, me qëllimin për të treguar se edhe vajzat apo gratë kanë aftësinë për të ushtruar një profesion jo të zakonshëm për to në Shqipëri.
Vllazninë dhe Cindyn mund t’i ndiqni në emisionin “E ardhmja është vajzë”, sonte në orën 21:00, në Klan Plus”.