Nëse ka sportist në brezin aktual të atyre që merren me sport aktualisht në Shkodër, pse jo edhe në Shqipëri, që i kushton shumë rëndësi fotove, ai padyshim që është boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa. Mjafton të shohësh instagramin e tij dhe bindesh për këtë gjë. Vërtetë një fotomodel. Dhe duke parë fotot e tij, vërtetë habitesh që ai mund të jetë një boksier i ashpër dhe triumfues në ring.

Fotoja e mësipërme do të jetë ndërkohë fotoja e kopertinës së një reviste që do të dalë në ditët e ardhshme dhe atë e ka pushtuar pikërisht kampioni ynë. Por jo vetëm ajo. Shikoni më poshtë fotot e tjera të tij dhe do bindeni edhe ju për profesionin e ri që ka nisur të bëjë Nelsoni: