Nje muaj me pare i doli emri tek Vllaznia, madje u konsiderua si nje nga kerkesat e para te trajnerit Josa per presidentin Xhaferi, por sot nderkohe ka firmosur dhe eshte prezantuar ne nje skuader tjeter.
E kemi fjalen per portierin Bekim Rexhepi qe do te veshe fanellën e Partizanit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, gardiani 25-vjeçar ka zgjedhur “të kuqtë” për të vijuar karrierën, teksa vetëm pasditen e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga vetë klubi kryeqytetas.
Këta të fundit arritën marrëveshjen me klubin e Shkëndijës së Tetovës, që kishte pronësinë e kartonit dhe tashmë portieri Rexhepi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Partizanin, duke nisur zyrtarisht aventurën e kuqe.
Rexhepi ka qenë pjesë e Skënderbeut në huazim në dy sezonet e fundit dhe ka spikatur me cilësitë e tij në mbrojtjen e katërkëndëshit, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Superiores, por ka qenë pikërisht Partizani që ka fituar garën, duke firmosur me një nga portierët më të talentuar.
EKSKLUZIVE/ Portieri Bekim Rexhepi për ‘Shkodra Sport’: Ja e vërteta ime me Vllazninë