Pas portierit Alen Sherri, drejtori Ndriçim Shtubina ka marre tek Egnatia nje tjeter futbollist shkodran. Kete here behet fjale per mbrojtesin Abdurrahman Fangaj. Prezantimi i tij eshte bere pasditen e sotme nga ana e presidentit Demrozi.
24- vjeçari është produkt i akademisë së Vllaznisë, ndërsa ka luajtur dhe për Tërbunin me Laçin më parë, para se të kthehej te Vllaznia 2 sezonet e fundit. Mungesa e minutave sezonin e fundit bëri që shkodrani të shihte për aventurë të re dhe mesa duket do jetë sërish pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
Ne fakt fillimisht u perfol kalimi i tij tek Flamurtari i Vlores, skuadres qe insistonte prej kohesh per te marre sherbimet e tij, e me pas u permend edhe emri i Teutes, por ne fund ka zgjedhur Egnatian.
Nuk dihet arsyeja e kesaj zgjedhje, ndoshta oferta financiare, por ndoshta edhe garancia me e madhe per aktivizim por tashme eshte zyrtare qe Fangaj per dy vitet e ardhshme do te jete pjese e rrogozhinasve.
Me kete skuader, ai shpreson shume qe te rikape edhe njehere tjeter formen e tij me te mire, per te treguar ato vlera qe pat treguar edhe tek ekipi i Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/