Armando Dobra ka bërë jehonë të madhe prej disa kohësh. Lojtari krahasohej me stilin e lojës të Mesit që kur ishte te Ispwich, por nuk kishte vazhdimësi dhe kjo pengoi jo pak arritjen në nivelet më të larta.

Disa hapa mbrapa për Dobrën që këtë verë nënshkroi te Chesterfield në National League. Atje është duke shkëlqyer në çdo ndeshje, ndërsa mosha e vogël i jep ende mundësinë këtij lojtari për të korrigjuar gabimet.

Në golin e tretë të Chesterfield ndaj Barnet, gjithçka ishte shpikje e Dobrës që la mbrapa rivalin me shumë teknikë dhe më pas dhuroi asist nga mesfusha. Vlerësimet erdhën edhe nga trajneri kundërshtar i Barnet, Dean Brenan.

“Dobra është një lojtar shumë i talentuar, ndaj nesh ishte i jashtëzakonshëm. Shumë më i mirë sesa ky nivel i futbollit tanë, pa mungesë respekti për kampionatin”, tha Brenan.