Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë do luhet të premten e 2 shtatorit në “Air Albania”.
Stadiumi kombëtar do hapë dyert për supersfidën e javës së dytë, që nis prej orës 16:00. Në vazhdim mund të ketë ndryshim orari për shkak të kushteve që ofron stadiumi.
Të dyja skuadrat vijnë nga tri pikët e fituara dje, Tirana kundër Egnatias dhe Vllaznia përballë Kukësit.
Bardheblutë kanë avantazhin e të luajturit në kryeqytet. “Air Albania” në fakt duhet parë si zgjedhja e duhur dhe nga shkodranët, të cilët kanë fituar 2 Kupa aty dhe kanë mundësinë për të pasur më shumë mbështetës.