E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të mbetet mister me portugezin që duhet ende të zgjedhë klubin ku do të vazhdoj sezonin.

Lidhur me këtë temë ka folur dhe gazetari spanjoll Edu Aguirre i cili njihet si një nga personat më të afërt me yllin portugez i cili ka theksuar se 37-vjeçari nuk do të transferohet te Napoli.

“Kristiano ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, ai dhe Mendes po bisedojnë.

Ajo çfarë di të them është se ai nuk do të shkojë te Napoli.”, u shpreh Aguirre.