HomeKRYESORE'Një ndër tre më të mirët', Schweinsteiger i dashuruar me Leaon

‘Një ndër tre më të mirët’, Schweinsteiger i dashuruar me Leaon

Pasi deklaroi përpara ndeshjes me Napolin se finalja e këtij edicioni në Champions League do të jetë Manchester City-Milan, Bastian Schweinsteiger është ndalur te Rafael Leao.

Portugezi ishte protagonist në kualifikimin e kuqezinjve në gjysmëfinale. Në barazimin 1-1 ndaj Napolit, Leao krijoi i vetëm golin e skuadrës së Piolit, duke dribluar gjithë mbrojtjen napolitane.

Në fund u tregua altruist, pasoi për Giroud dhe francezi dërgoi lehtësisht topin në rrjetë. “Asisti i Leaos për Giroud është një nga më të bukurit që kam parë kohët e fundit.

Nëse ai do të arrijë të demonstrojë më shpesh cilësitë e tij, atëherë do të jetë një nga tre lojtarët më të mirë në planet”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments