Nuk ishte një gol, por Kristjan Asllani mori gjithsesi duartrokitjet e publikut në “San Siro” për një veprim i cili tregon se sa po mbështetet edhe nga tifozët zikaltër.

Në minutën e 38 të ndeshjes ndaj Romës, pas një goditje këndi të Interit, Zaniolo u mundua të niste një kundërzbritje të shpejtë në krah. U duk fillimisht sikur ai fitoi një duel shpejtësie me Asllanin por ky i fundit më pas i bëri një ndërhyrje në rrëshqitje duke i hequr topin nga këmbët për ta dërguar në anësore.

Një moment që ka sjellë një ovacion në shkallët e stadiumit “San Siro” për mesfushorin shqiptar, një shenjë mbështetje nga tifozët e Interit të cilët presin shumë nga futbollisti.

Një moment që ka sjellë një ovacion në shkallët e stadiumit “San Siro” për mesfushorin shqiptar, një shenjë mbështetje nga tifozët e Interit të cilët presin shumë nga futbollisti.