Në orën 17:00 luhet dueli mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Vlonjatët e vendit të fundit presin shkodranët që kryesojnë Superioren.
Skuadra e Morieros vjen në këtë ndeshje pas humbjes me Teutën ndërsa kuqeblutë pas fitores në “Klasike” me Tiranën.
Ndërkohë trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
FLAMURTARI-VLLAZNIA 1-0
76′ (p) Marku
NGJARJET KRYESORE
90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Flamurtarit.
90’_8’ Murataj ka mundësinë të shënojë golin e barazimit por ndalet nga Aleksovski.
90’+7’ Pas një harkimi në zonë, Gurishta devijon me kokë dhe Gjini më pas nuk e shtyn dot drejt portës vlonjate.
90’+1’ Ara merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
90’ Nunjez i lë vendin Ramanit në radhët e Flamurtarit.
87’ Maksuti i lë vendin Oshafit në radhët e Flamurtarit.
85’ Murataj provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa gjetur portën vlonjate.
83’ Zëvendësime te të dy skuadrat. Bolzan dhe Ramirez lënë fushën e lojës për Baeten dhe Urbaez te Flamurtari. Sala dhe Pusi lënë fushën për Tafilin dhe Kubazin te Vllaznia.
76’ GOOOL FLAMURTARI! Shënon Marku me penallti. (VIDEO)
73’ Rast i çuditshëm! Vlonjatët gjejnë rrjetën me Bolzan, por gjyqtari Lataj anulon golin dhe jep penallti për një prekje të topit me dorë të Gurishtës. (VIDEO)
72’ Gurishta ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Maksutit.
69’ Karton i verdhë për Hakajn pas një faulli ndaj Ramirez.
64’ Krymi dhe Jago i lënë vendin në fushë Muratajt dhe Hakajt në radhët e Vllaznisë.
62’ Pas një goditje këndi, gjuajtja me kokë e Balajt grushtohet përsëri nga portieri i vlonjatëve. (VIDEO)
61’ Mala nga e majta e zonës nis një pasim perfekt për Kastratin në krahun tjetër, Aleksovski ndal gjuajtjen e sulmuesit të shkodranëve. (VIDEO)
58’ Harkim nga e djathta e sulmit të Vllaznisë, Murataj për të mos rrezikuar çon topin në këndore.
54′ Trashi dërgon një top fantastik në zonë, Diavara gjuan me kokë, por ndalet nga Pohls i cili bën një pritje fantastike. (VIDEO)
52′ Bolzan ka një mundësi të mirë para portës së Vllaznisë, por nuk godet si duhet dhe ndalet nga Pohls. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes skuadrave.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1’ Përsëri Bolzan shfaqet në zonë dhe nga e majta gjuan drejt portës, pa çuar sferën në katërkëndor. (VIDEO)
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
45’ Bolzan hyn në zonë, por nuk ia del të fitojë kohën të gjuajë drejt portës, i bllokuar nga Pusi. (VIDEO)
41’ Krymi tenton nga jashtë zonës, gjuajtja e tij tokazi nuk gjen katërkëndorin e Flamurtarit.
40’ Alekskovski bën një pritje vendimtare ndaj gjuajtjes së Kallakut, ndërsa aksioni më pas kthehet në kundërsulm për Flamurtarin, ku Bolzan nuk gjen portën e ekipit mik. (VIDEO)
37’-39’ Një përplasje kokë më kokë mes Maksutit dhe Gjinit bën që të ndërpritet loja teksa hyn stafi mjekësor i skuadrave që u jep ndihmën e parë. (VIDEO)
30’ Sala gjen mirë Malën në të djathtën, mesfushori hyn në zonë dhe gjuan me të djathtën, pa gjetur portën. (VIDEO)
26’ Mala nuk gjen kontaktin e duhur me topin pas një krosimi nga e djathta duke shpërdoruar mundësinë për të gjuajtur në portën e vendasve nga një pozicion i mirë.
23’ Top interesant në thellësi për Maksutin i cili hyn në zonë dhe sheh gjuajtjen e tij të bllokohet nga mbrojtja. Më pas është Murataj i cili harkon në zonë, por askush nga sulmuesit e vlonjatëve nuk devijojnë para Pohls.
20’ Shkodranët kanë në favor një goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit, me topin e harkuar në zonë që largohet me vështirësi nga mbrojtja.
13’ Një aksion nga e majta i shkodranëve çon topin në anën tjetër te Kastrati i cili gjuan në ecje e sipër, por nuk gjen portën. (VIDEO)
11’ Fiton terren Vlalznia pas disa minutave ku dukej Flamurtari në kontroll.
7’ Trashi hyn në zonë nga e majta, tenton të gjuajë e pastaj rrëzohet. Vlonjatët protestojnë nga pankina duke kërkuar penallti për kontakt me Kastratin, por gjyqtari Lataj bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
4’ Bolzan nga e majta harkon në zonë, Jago ul topin me gjoks për Pohls.
2’ Bolzan del në sulm në të djathtën dhe hyn në zonë, por në fund sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
1’ Nis dueli në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Kantakias, Marku, Ramirez, Murataj, Nunez, Diavara, Trashi, Bolzan, Maksuti
Trajneri: Françesko Moriero
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Pusi, Jago, Krymi, Sala, Kastrati, Kallaku, Mala, Balaj
Trajneri: Edi Martini







