Vllaznia do të luajë ditën e shtunë takimin në “Loro Boriçi” me Tiranën. Ndërkohë, disa tifozë të Vllaznisë, që e ndjekin këtë skuadër në çdo stadium të Shqipërisë, ose më saktë anëtarë të tribunës C5, në prononcimet e tyre për “Shkodra Sport”, i kanë bërë thirrje tifozëve shkodranë, që të lënë prapa çdo problem apo mërzi që mund të kenë dhe të shtunën të jenë në stadium për të mbështetur Vllazninë.

Kështu, grupimi i tifozërisë shkodrane, që është e pozicionuar në tribunën C5, u ka bërë thirrje tifozëve të tjerë, për ta mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme.

Interesi për këtë takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:45, duket i madh në rradhët e tifozërisë shkodrane dhe në fakt, prania e tyre në stadium, konsiderohet arma më e fortë e Vllaznisë për të mundur Tiranën dhe për t’iu afruar bardhebluve, teksa ata renditen në krye të tabelës së klasifikimit. /Maringlen ZHIVANI/

Ja njoftimi i grupimit “C5”.

“Ndeshja kyt fundjave me tiranen asht me shume randsi, sidomos per tifozat!! Asht nji ndeshje ku tifozat dojne me dhan ma te miren e vet dhe me u paraqit superior kundrejt kundershtarit!

Ju baj thirrje tan tifozave ne pergjithsi, qe ne ket ndeshje te vecante ti bashkohen nji si tip nismet

“ULTRAS PER NJI DITE “

Provojeni tan nji here se nuk keni me u zhgenjy!! Cfar do moshet, cfar do gjiniet nuk ka me u ndi i zhgenjym. Po nuk ju pelqej, njaty i keni ndeshjet tjera tribunat.

T’Shtunden tan stadiumi “ULTRAS PER NJI DITE” ne C5. Ta nderojm Shkodren dhe shkodrant!!”