Wednesday, March 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë penallti në '119 kualifikon Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës ndaj Partizanit

Një penallti në ‘119 kualifikon Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës ndaj Partizanit

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Kupës. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-3.

Pas humbjes 1-0 në shtëpi, Elbasani sot tregoi tjetër fytyrë. “Verdheblutë” shënuan në minutën e 25-të më Lajthian, ndërsa vendasit barazuan 14 minuta më vonë me anë të Contreras.

Më nisjen e pjesës së dytë, ishte përsëri Xhonatan Lajthia ai që gjeti rrugën e rrjetës për Elbasanin, duke çuar shifrat në 1-2.

 Kur u mendua se gjithçka do të shkonte drejt penalltive, ishte pikërisht një penallti e ekzektuar nga Ze Gomes, që “fiku” shpresat e Partizanit. Portugezi shënoi për 1-3 dhe dërgon kështu Elbasanin në gjysmëfinalen e Kupës.

Partizani 1 – 3 Elbasani (2-3)

(Contreras 39′ / Lajthia 25′, 50′, Ze Gomes 119′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments