Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar Fidel Ylli pese dite me pare gjate nje interviste ne nje studio televizive dha nje lajm shume te bukur per futbollin shqiptar kur deklaroi:

“Po të jap një lajm që shumë shpejt do shikosh një stadium 40 mijë vendesh në Tiranë që do jetë një ndër më të bukurit në Europë. 22 mijë është shumë pak prandaj do e bëjmë 40 mijë sa i Torinos”.

Ne lidhje me kete lajm, diten e djeshme eshte pyetur edhe presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, por ai eshte shprehur se nuk kishte asnje informacion per kete projekt. Por nga ana tjeter deklaroi se nese do te realizohej do te ishte diçka e mire, raporton shkodrasport.com

“Shqipëria ka nevojë për shumë stadiume. Unë nuk kam ndonjë formacion për këtë projekt, por nëse do të bëhet është gjë shumë e mirë. Në fakt Shqipëria meriton një stadium akoma më të madh se 40 mijë vëndesh, pasi ka shumë kërkesa sidomos për ekipin kombëtar.

Dihen vështirësitë dhe shpeshherë kritikat e tifozave për mossigurimin e një bilete. Sa më shumë stadiume të ketë, aq më e lartë është mundësia të zhvillohen aktivitete këtu. Nëse kemi stadiume të tilla, mund të bëjmë edhe bashkëpunime me vendet fqinje për të organizuar evenimente më të mëdha, si ato europiane, pse jo edhe botërorë”- eshte shprehur presidenti i FSHF-se Armand Duka./SHKODRA-SPORT.COM/