Egnatia dhe Vllaznia do të luajnë në orën 16:00 në Rrogozhinë në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.
Kampionët në fuqi kërkojnë hakmarrjen ndaj shkodranëve pasi u mposhtën në sfidën e parë për këtë sezon. Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për ti marrë kreun Elbasanit.
LIVE
EGNATIA 0-1 VLLAZNIA
43′ Kallaku
NGJARJET KRYESORE
43′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Kastrati asiston për Kallakun, ky i fundit shënon një supergol duke mposhtur portierin Dajsinani. Lojtari heq bluzën për të festuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
41′ Gjini godet me kokë, topi ndalet nga traversa. (VIDEO)
40′ Aleksi dhe Kallaku në dylyftim për topin, Xhaja ndalon lojën për faull. Protestojnë vendasit (VIDEO)
35′ Ndreca lëshon predhën drejt portës, Pohls bën pritje të mrekullueshme dhe i mohon golin e avantazhit Egnatias. (VIDEO)
33′ Tetova nuk është i kënaqur me arbitrimin, Xhaja i nxjerr kartonin e verdhë. (VIDEO)
30′ Gurishta ndërhyn kundër Jahajës, Egnatia pretendon penallti. (VIDEO)
30′ Bie ritmi i lojës, ende asnjë rast konkret në këto minuta.
23′ Kastrati godet portën e Dajsinanit, tundet rrjeta e jashtme. (VIDEO)
21′ Gjini gjuan me kokë, topi shkon lehtësisht në duart e portierit të Egnatias. (VIDEO)
Trade BTC and ETH Without Owning the CoinsIC Markets
Trade Forex with Tightest Spreads and High LeverageIC Markets
16′ Jago gjuan nga goditja e dënimit, Dajsinani lexon saktë dhe e pret topin direkt. (VIDEO)
14′ Aksion perfekt nga Egnatia, Gruda shpërdoron para portës. (VIDEO)
11′ Ndreca tenton të nxjerrë një top në zonë, Pohls i prish planet duke e larguar jashtë. (VIDEO)
10′ Nuk ka dominim në minutat e para, topi qarkullohet nga të dyja skuadrat.
5’ Zbritje fantastike e Vllaznisë, Balaj provon fluturimthi, por topi shkon drejt e në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
3′ Dueli nis i zjarrtë, lojtarët e dërgojnë topin sa në një zonë në tjetrën.
1′ Starton ndeshja!
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Albaneze, Ndreca, Jahaja, Xhemajli, Kryeziu, Sota, Fangaj, Gruda, Ruçi
Trajner: Edlir Tetova
VLLAZNIA: Pohls, Gjini Gurishta, Krymi, Kastrati, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Jago, Balaj
Trajner: Edi Martini







