Andrea Anjeli duket se po mendon të afrojë një drejtor të ri sportiv, pasi Frederiko Çerubini mund të marrë një pozicion më të lartë.
Emri për të cilin bëhet fjalë është ai i Kristiano Giuntoli, i cili është drejtori sportiv i Napolit.
Siç raporton “La Repubblica”, Anjeli ka nisur bisedimet me Giuntolin dhe duket se çdo gjë ka shkuar më së miri mes palëve deri tani.
2845564-58657308-2560-1440
Giuntoli nuk është emri i vetëm që përflitet për këtë pozicion, pasi më parë ishte dhe një interes për Igli Taren dhe ish-in e Romës, Xhianluka Petraçi.