Një shkodran ikën dhe një shkodran vjen. Teuta ka zyrtarizuar dje largimin e Arsen Sykajt, kurse para pak minutash afrimin e mesfushorit Arsit Kruja, i cili kishte shkëputur më parë marrëdhëniet me Vllazninë. Trajneri Stavri Nica përforcon kështu repartin e mesfushës, pas largimeve të shumta në merkaton e dimrit. Kruja nuk ka pasur hapësira te Vllaznia gjatë periudhës së deritanishme të kampionatit.

Klubi durrsak nuk i ka bërë ende të ditura detajet e kontratës me mesfushorin. Më parë futbollisti shkodran ka veshur edhe fanellën e Flamurtarit dhe të Laçit në kampionatin shqiptar. Tani nis një aventurë të re në Durrës./Vipsport/