Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTENjë shkodran ikën nga Prato, një tjetër firmos për Praton

Një shkodran ikën nga Prato, një tjetër firmos për Praton

Vetëm pak ditë më parë një futbollist me origjinë shkodrane pikërisht portieri Marco Molla u largua nga Prato duke firmosur me Bolonjën.

Por ndërkohë ditën e sotme një tjetër shkodran shkon tek Prato. Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës Omar Hoxha.

Kjo gjë bëhet e ditur nga vetë ky klub përmes faqes së tij zyrtare.

Lojtari sapo ka mbushur 17 vjeç dhe kalimi tek Akademia e Pratos që është shumë e njohur në Itali, do të jetë një plus më tepër në karrierën e këtij sportisti.

Megjithatë do t’i duhet të vazhdojë të punojë fortë sepse e pret një e ardhme shumë e mirë në futbollin italian.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments