Richarlison u kthye për të folur për Kupën e Botës 2022, ku Brazili u eliminua në çerekfinale kundër Kroacisë së Modric me penallti. Sulmuesi i Tottenham foli se si periudha pas garës në Katar ishte veçanërisht e vështirë.

Numri 9 i Selecaos, në fakt, dha një intervistë emocionuese për ESPN UK: “Isha në kulmin tim, i fortë mendërisht, por më pas arrita kufirin. Nuk mendova të vrisja veten, por të dorëzohesha, po.

Po kërkoja vetëm gjëra të këqija, edhe në Google. Më parë kisha këtë paragjykim për psikologët, duke menduar se kushdo që donte të shkonte atje ishte i çmendur. Nuk është kështu: është zbulimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”.