Malta ka vendosur të ndërpresë kampionatin. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Malteze të Futbollit është mbledhur një ditë më parë dhe 14 anëtarët unanimisht kanë marrë këtë vendim, pasi nga ana e autoriteteve nuk kishin asnjë garanci se kur mund të rinisnin.

Pritet që së shpejti të bëhet edhe një takim tjetër, ku do të vendoset në lidhje me fatet e kampionateve. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, duke parë që vendi i parë dhe i dytë kanë vetëm tre pikë diferenca.

Floriana numëron 41 pikë, kurse Valleta e Hibernians ndjekin me 38 dhe 37 pikë. Ajo që vihet re në këtë kampionat është fakti se një shqiptar ka shënuar më shumë se të gjithë. Bëhet fjalë për sulmuesin Kristian Keqi, autor të 14 golave në 20 javë kampionat.

Sulmuesi me origjine nga Shkodra ka bere nje sezon shume te mire deri me tani dhe me shume te ngjare me kete numer golash te shenuar, do te marre edhe “Kepucen e Arte” te kampionatit maltez te futbollit, tashme pas vendimit per nderprerjen e kampionatit.