Ndriçim Shtubina “vari këpucët në gozhdë” në fund të këtij sezoni, ndërsa sot është konfirmuar se 35-vjeçari do të marrë një drejtim tjetër në karrierën e tij sportive.
Në një postim në rrjetet sociale faqja e Egnatias ka postuar një foto të ish-mesfushorit dhe krahas saj shkruan se 35-vjeçari do të mbajë postin e drejtorit sportiv te skuadra e Rrogozhinës.
“Klubi është i lumtur t’ju bëjë me dije se Ndriçim Shtubina do të jetë drejtori sportiv i Egnatias për sezonin e ardhshëm. Suksese kapiten!”-shkruhet në postimin e Egnatias.
Shtubina i dha lamtumiren futbollit ne moshen 35 vjeçare pikerisht ne ndeshjen ndaj Vllaznise ne “Loro Boriçi”, ne stadiumin ku u rrit si sportist. Nderkohe tashme do te nise nje karriere te re, ate si drejtor sportiv